E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë duhanpirës

Nxënësit në shkollat e kryeqytetit rezultojnë problematikë.

Emanuela Sako

Duhanpirja në moshat shkollore po shënon një rritje gjithmonë e më të lartë. Sipas një studimi të kryer nga autoritetet shëndetësore, tashmë duhanpirës numëroren edhe në shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Specialistët kanë vërejtur shifra të frikshme pas anketimeve të shumta të bëra nëpër klasat nëntëvjeçare apo gjimnazet në Tiranë. Gazeta “Albania” ka siguruar studimin dhe sjell në numrin e sotëm shifrat që kanë rezultuar pas kalkulimeve të specialistëve. Studimi ka pasur si për qëllim jo vetëm për të mësuar nxënësit që kanë nisur duhanin por edhe sa të ekspozuar janë fëmijët në ambientet e shtëpisë ku konsumohet duhan.
Studimi
Sipas studimit në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të kryeqytetit duhanpirja ka arritur në shifrat 16 për qind. Të gjithë këta të rinj janë duhanpirës, ndërsa rreth 16.8 për qind e tyre kanë ndërmend që ta fillojnë cigaren. Specialistët kanë shpjeguar se shtimi i fëmijëve që pinë duhan vjen si rezultat e rritjes në ambiente duhanpirëse, në familje apo në ambiente të konsumimit të duhanit. Nga të dhënat e studimit del se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre; mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Ndërkohë, të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjera dhe se një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh.
Renditja
Sipas statistikave në Europë, Shqipëria renditet në vendet e para për konsumim të duhanit. Studimet botërore kanw treguar se pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën e fillojnë duhanin para moshës 18 vjeç dhe afërsisht një e katërta e tyre fillojnë të pinë duhan para moshës 10 vjeç. Specialistët që janë marrë me këto studime kanë shpjeguar se sa më të vegjël të jenë në moshë, kur fillojnë të provojnë duhan, aq më shumë mundësi ka që të kthehen në duhanpirës të rregullt dhe kanë shume pak mundësi që ta lënë duhanin. Ministria e Shëndetësisë ka kryer përllogaritjet, ku rezulton se duhanpirja në vendin tonë llogaritet të jetë në nivele më të larta se në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që shqetësues është numri në rritje i të rinjve që pinë duhan. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39% kundrejt 28.6 % në vendet e Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, përkatësisht 60 %, kundrejt 18%.

Duhanpirja nw shifra

Në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit rezulton se numri I duhanpirësve ka arritur në 16 për qind

16.8 për qind e nxënësve kanë ndërmend që ta fillojnë cigaren Specialistët

mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre

mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39% kundrejt

Duhanpirja rezulton në 28.6 % në vendet e Bashkimit Europian

Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, përkatësisht 60 %, kundrejt 18%s

Në të gjithë botën e fillojnë duhanin para moshës 18 vjeç

Një e katërta e duhanpirësve në botë fillojnë të pinë duhan para moshës 10 vjeç

25 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›