“Situata po shkon drejt përmirësimit”

Deklaron ministri i Transporteve Sokol OlldashiSituata e përmbytjeve në Shkodër pritet të përmirësohet për vetë uljen e prurjeve në basenet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Kështu është shprehur ministri i Transporteve, Sokol Olldashi nga Shkodra ku ndodhet së bashku me ministra të tjerë. Olldashi tha se Komiteti Ndërministror i Emergjencës po vazhdon punën për ndihmesën e qytetarëve të prekur nga përmbytjet, evakuimin e tyre dhe shpërndarjen e ndihmave.“Pritet që dhe në 3-4 orët në vazhdim situata të përmirësohet dhe uji të pësojë ulje në zonat e përmbytura. I gjithë Komiteti Ndërministror i Emergjencës ka qenë gjithë ditën në aktivitet në të gjitha komunat që kanë nevojë për ndihmë, në komunën e Bushatit, Ana e Malit, Dajç, në Bërdicë, në Velipojë. Kemi ndjekur nga afër çdo problematikë që ka dalë gjatë ditës duke asistuar banorët e zonave qoftë me mjete logjistike për komunikimin, qoftë për evakuimin që është një pikë kryesore, qoftë dhe me paketat ushqimore apo paketat e ndihmës për produkte të gatshme për gjënë e gjallë. Operacioni vazhdon dhe besoj që do sjellë një përmirësim gradual të situatës. është vështirë të bësh një prognozë se sa ditë do të vazhdojë kjo situatë, por shpresat janë që situate po vjen drejt përmirësimit”, u shpreh ministri Olldashi....