E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PD, Mustafaj: Berisha, ka shkelur statutin

Kandidati për PD-në e Tiranës Bensik Mustafaj sulmon kryeministrin Berisha se ka shkelur statutin duke u pozicionuar përkrah Aldo Bumçit për kreun e degës më të madhe të partisë. Në një prononcim për mediat, ish-ministri i jashtëm tha se kryetari i Partisë Demokratike nuk duhet të mbështesë asnjë kandidat publikisht pasi në këtë mënyrë shkel statutin. Mustafaj siguroi se nuk do të tërhiqet nga gara për PD-në e Tiranës, pasi kontributi i tij në këtë parti është shumë i madh dhe nuk mund të krahasohet me kontributin e atyre që janë bërë pjesë e partisë në vitin 2006. Mustafaj ishte i pari anëtar PD-je që shpalli kandidaturën në PD dhe gjithashtu është i vetmi kandidat që ka deklaruar se nuk ka konsultuar Berishën për pjesëmarrjen në këtë garë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›