“Mendova largimin nga përfaqësuesja”
Stiven Xherard
Pas disfatës së Anglisë në Kupën e Botës 2010, Stiven Xherard ka menduar seriozisht të largohet nga Kombëtarja. Kjo është bërë e ditur nga vetë kapiteni i Liverpulit, që në mungesë të Rio Ferdinand, mban edhe shiritin te “Tre Luanët”. “Nuk dua të them gënjeshtra”, tha Xherard. “Pasi u eliminuam nga botërori, e kisha të vështirë të isha lojtar i Anglisë dhe për këtë arsye në më shumë se një rast, kam menduar të tërhiqesha. Megjithatë, në fund vendosa të qëndroja dhe tashmë shpresoj që gjithçka do të ecë sa më mirë për skuadrën”.
#