E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqen “Brazili Jr.”, e ardhmja ka nisur

Miqësorja

“E ardhmja ka nisur”, ishte titulli i përdorur nga gazeta “O Globo” për të festuar fitoren e Brazilit të ri të Mano Menezes. Trajneri i ri i “seleçaos” ka debutuar me triumfin 2-0 përballë SHBA-së, në një miqësore ku golat u realizuan nga Nejmar dhe Pato. Mediat braziliane janë shfaqur të kënaqura dhe vlerësuan teknikun Menezes për faktin se përfaqësuesja ka qenë ofensive në fushë dhe loja nuk ishte aq taktike sa në kohën e Karlos Dungës. Brazili e mbylli virtualisht takimin në 45 minutat e para, duke shënuar dy gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës amerikanojugorët kanë qenë të pafat: ata kanë goditur tri herë traversën e portës amerikane.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›