Juve pranon 16 mln euro nga Volfsburg
Diego
Sipas mediave gjermane, Juventusi ka pranuar ofertën me vlerë 16 milionë euro nga Volfsburgu, për fantazistin brazilian, Diego Ribas da Kunja. Megjithatë, edhe pse dy klubet kanë rënë dakord, tashmë skuadra e Bundesligës duhet të gjejë akordin edhe me mesfushorin 25-vjeçar, i cili kërkon të përfitojë 6 ose 7 milionë euro rrogë në sezon. Pas transferimit të bujshëm në Itali, Diego ka zhvilluar 33 ndeshje me bardhezinjtë në Serinë A, duke realizuar 5 gola. Ai ka luajtur edhe 11 takime në Kupën e Italisë dhe kupat e Europës, megjithatë nuk ka shkëlqyer pas transferimit me vlerë 25,5 milionë euro nga Verder Bremeni në verën e vitit 2009.
#