Menez do të shkojë në Marseille

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 10:12
Olympique Marseille duket se e ka mposhtur konkurrencën e Paris Saint Germainit të drejtorit sportiv Leonardo, duke arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Jeremy Menez.
Magazina franceze ‘Europe 1’ shkruan se sulmuesi francez do ta nënshkruajë kontratën me klubin bardh e kaltër javën e ardhshme.
Trajneri i ri i Romës, Luis Enrique nuk llogarit në përfaqësuesin francez, i cili kështu do t’i japë fund eksperiencës në Serie A, për t’u rikthyer në Ligue 1, aty ku edhe e filloi karrierën.