Boateng, në Bayern

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 10:12
Bayern Munich e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Jerome Boateng. Klubi bavarez, përmes uebfaqes së vetë zyrtare njofton se 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2015.
Kështu, përfaqësuesi gjerman, vëlla i vogël i mesfushorit të Milanit, Kevin-Prince Boateng, i dha fund eksperiencës së shkurtër, njëvjeçare, me Cityn, ku nuk e gjeti veten si duhet.
Nuk janë bërë të ditura detajet e aspektit financiar të këtij transferimi, por flitet se ai është mbyllur për 15-18 milionë euro.