E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrick Vieira e lë futbollin

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 10:14

Patrick Vieira i ka vendosur këpucët në gozhdë. Mesfushori me përvojë francez ka vendosur t’i japë fund eksperiencës si futbollist, pasi pati një karrierë të bujshme me ekipet Milan, Arsenal, Juve, Inter e Manchester City.

Megjithatë, ish përfaqësuesi francez nuk do të largohet përfundimisht nga bota e futbollit.

35 vjeçari, kampion i Evropës dhe i botës me Francën, do të jetë ambasador i ‘Citizens’. Vieira pati pak minutazh sezonin që shkoi nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›