E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Po shtohen presionet që ta njohim Kosovën

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 16:40

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, ka deklaruar se po shtohen trysnitë kundër Serbisë që ta njohë Kosovën.

“Presionet për ta njohur Kosovën janë të përhershme dhe ato po shtohen. Vendet me ndikim të jashtëzakonshëm po bëjnë atë që po munden dhe po bëjnë presion edhe te vendet tjera që ta njohin Kosovën”, ka thënë Jeremic.

Ai ka vlerësuar se Serbia kundërshton këtë presion “dhe deri më tash, me sukses edhe më të madh sesa dikush ka mundur të presë, e sidomos nga to vende që bëjnë presion", transmeton Blic.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse drejtpërsëdrejti kërkohet që Serbia të njohë Kosovën në mënyrë që ajo të mund të anëtarësohet në BE, Jeremic ka thënë se është i ditur qëndrimi i tij dhe këtë qëndrim ai e ka paraqitur disa herë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›