E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mënyrat më absurde për të humbur të dhënat kompjuterike

 
 
Humbja e të dhënave është një problem që prek miliona përdorues të kompjuterit. Ti humbasësh për motive absurde, apo qesharake është dhe më stresante. Kroll Ontrack, kompania e specializuar në zgjidhjet për rikuperimin e të dhënave ka listuar “Top 9” e aventurave më të çuditshme dhe më të lezetshme përsa u përket kompjuterave. Në të gjitha rastet e më poshtme, duhet nënvizuar që të dhënat u rifituan përsëri.
 
 
9 - TA NGRISH PARA PËRDORIMIT - Një burrë u paraqit në një laborator në Ontrack duke dorëzuar hard-diskun e tij të prishur. Hard Disku ishte në një qese plastike të lagur. Kur e pyetën pse, burri sqaroi se kishte lexuar në Internet që një zgjidhje e përshtatshme për të rregulluar hard-diskun ishte ajo e të mbyllurit të tij në... frigorifer (!)
 
8 - TË RRAHËSH KOMPJUTERIN - Një burrë papritur zbuloi se nuk mund të hapte lap-topin e tij. Një javë më vonë, nipi i tij pranoi se e kishte marrë me grushte dhe shkelma lap-topin, kjo për shkak se kompjuteri ishte shumë i ngadaltë. Për këtë arsye burri e dërgoi nipin e tij të jetonte me prindërit në fshat.
 
7 - KATASTROFË DIXHITALE ALPINE - Gjatë një ngjitjeje alpinizmi, eksploratori polak Krystof Wielicki ka rrëzuar aparatin fotografik dixhital, duke e thyer, dhe dëmtoi gjithashtu dhe kartën e memories. Lartësia e rënies së aparatit ishte plot... 5700 metra!
 
6 - ZHDUKUR NË NJË SHKREPTIMË - Pasi kishte kaluar ditë me radhë për të përgatitur 1.200 fatura për klientët, punonjësi i një klinike ka parë gjithë punën e tij të shuhej..  Një vetëtimë kishte goditur kabinën elektrike aty pranë.  Të gjitha failet u zhdukën, përfshi dhe ato të faturave të sapo bëra.
 
5 - KUJTIME BEBESH - Një çift kishte memorizuar në kompjuter mijëra fotografi të tre muajve të parë të fëmijës së tyre. Kur një virus ka goditur PC, inxhinieri i kompjuterit u këshilloi të rihapnin dhe një herë sistemin operativ, por çifti harroi të ruante më parë të dhënat. Nuk kishin printuar asnjë fotografi !
 
4 - FABRIKË NË NDËRTIM - Gjatë ndërtimit të një fabrike, një vegël hekuri ra mbi kompjuterin që mbante projektet e ndërtesës. U zhdukën të gjitha plent dhe skicat inxhinierike si me magji.
 
3 - DRAMË NË TUALET - Një burrë ishte inatosur aq shumë nga mos funksionimi i mirë i kompjuterit, saqë e ka bërë copa, e ka hedhur në tualet dhe ka tërhequr disa herë shkarkuesin e ujit.
 
2 - RRUGË VRASËSE - Duke hipur në makinë, një grua e vendosi lap-topin mbi makinë për të liruar duart deri në hapjen e mjetit. Por ajo ndezi makinën dhe u nis duke harruar lap-topin jashtë. Sapo filloi të lëvizte makina, kompjuteri ra në tokë. Kur ka futur marshin indietro ka dëgjuar zhurmën e diçkaje që po thyhej, por ishte tepër vonë...
 
1 - MAMA, E HODHA NGA AVIONI - Një lap-top është hedhur nga një aeroplan. Dhe pse ekspertët e Kroll Ontrack nuk kanë kuptuar se si është e mundur kjo, (dritaret e avionit janë hermetike) ky është shpjegimi i dhënë nga klienti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›