E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kuvendi, jo votë pro ligjit për Akademinë"

 
 
Ka më pak se një vit qëkurse u votua ligji i ri për Akademinë e Shkencave. Megjithatë na është bërë e ditur se një tjetër ligj që ka të bëjë me Akademinë e Shkencave do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Me sa kemi kuptuar, ligji i ri përfshin zgjidhje që nuk pasqyrojnë vlerat e përbashkëta të Akademive Europiane dhe rrjedhimisht edhe të akademive kombëtare të Europës Juglindore.
Do të dëshironim të theksonim se është një praktikë mbarëbotërore që nëse dikush zgjidhet akademik, ai e mban këtë status gjatë gjithë jetës. Për më tepër, theksojmë se pavarësia e akademive është një nga faktorët kyç të ekzistencës së tyre. Vetë akademitë duhet të jenë përgjegjëse për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, si edhe për zgjedhjen e akademikëve në postet zyrtare të akademisë, pa ndikime apo propozime të jashtme.
Prandaj ne shpresojmë se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk do të votojë në favor të ligjit të propozuar për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, përderisa ai ndrydh pavarësinë e saj. Miratimi i një ligji të tillë, do të ishte në kundërshtim me praktikën e përbashkët europiane dhe atë të Europës Juglindore.
Besojmë së kjo shkelje do të kapërcehet në mënyrë që t'i lejojë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të ushtrojë dhe të vërë në zbatim pavarësinë e saj, ashtu si edhe të gjitha akademitë kombëtare në Bashkimin Europian dhe Europën Juglindore.
 
 
*Autori është President i Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore.
Letra i është drejtuar edhe: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrit. (Anëtare të Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore janë: Akademia e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Turqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›