E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meqë si mbyllim dot, të paktën ti çojmë larg qyteteve

Po e ndjek me vëmendje debatin mbi kazinotë në Blogun e “Shekulli”-t O-nline. Shembull më të mirë se SHBA nuk mund të keëtë mbi këtë çështje. Lojërat e fatit dhe kumari ishin ilegale, por meqenëse nuk mund t’i ndalonin dot, i bënë të ligjshme, duke i lejuar ama vetëm në disa shtete të cakuara (Nevada me Las Vegas dhe në Atlanta e Reno). Të paktën kështu ishin të kontrolluara dhe shteti vilte fitime kolosale (dhe akoma vazhdon të vjelë). Që këto lojëra fati janë bërë vetëm për të fituar pronari i tyre e di tërë njerëzia, megjithatë ato vazhdojnë të shtohen e frekuentohen. Meqë s’i mbyllim dot, të paktën t’i çojmë larg qyteteve, larg shkollave. Ideja për të ngritur një të tillë në ishullin e Sazanit ishte e pranueshme, të paktën jo kushdo do e merrte mundimin të shkonte aq larg për një dorë ruletë. Megjithatë e kemi vetë në dorë të mos i frekuentojmë ato, fundja askush nuk ua ka vënë pistoletën në kokë e t’u thotë: hyni luani se ju vramë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›