E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Është detyrim moral për të mësuar historinë e vërtetë

Kanë kaluar 16 vjet që prej marsit të vitit ‘92, kur Shqipëria u nda përfundimisht dhe juridikisht, me anë të zgjedhjeve të lira, nga e kaluara e hidhur 45-vjeçare komuniste. Marrja në dorë e një vendi krejtësisht të rrënuar, në çdo aspekt, ishte tepër e vështirë për qeverinë e djathtë demokratike. Plot 45 vjet komunizëm kishin bërë që politikat e shtetit totalitar komunist të përfshinin të gjitha fushat e jetës dhe kryesisht ato degë, të cilat kishin ndikim të drejtepërdrejtë në popull. Këtu mund të përmendim historinë dhe letërsineë. Sot, do doja të ndalesha tek historia. Rishikimi i saj ka sjellë shumë debate të ndezura në opinionin publik, nëse duhet rishikuar apo jo? Personalisht jam i mendimit se historia është më e prekura nga politikat e kohës. Çdo gjë u ribë në mënyrë që mos cenonte “shenjtërinë”e partisë në pushtet. Është detyrim moral për të mësuar historinë e vërtetë shqiptare. Rishikimi i historisë starton me librat e historisë që u ofrohen për mësim nxënësve në shkolla. Është e turpshme dhe e padenjë për një vend që pretendon të jetë pjesë e një Europe të Bashkuar, t’u mësojë brezave të ardhshëm një histori të trukuar që u përdor si armë politike dhe jo si pjesë e kulturës së një vendi që mbart mbi shpatulla një histori të lavdishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›