“Mercator”tani edhe në tregun vendas
Kompania sllovene “Mercator”, një nga më të mëdhatë në Europë, po përgatitet për hyrjen formale në tregun shqiptar. Drejtori i “Mercator” në Shqipëri, Marko Gvardjanèiè, në panelin e organizuar për agrobiznesin, prezantoi planet e futjes në tregun shqiptar të “Mercator”, e cila pritet të ndodhë në fund të vitit 2009. Përballë furnizuesve të tyre të rinj, Gvardjanèiè cilësoi standardet e të gjithë furnizuesve lokalë ku kompania e tij ishte prezent. Ai theksoi se të paktën 50% e produkteve që do të tregtohen në “Mercator” do të kenë prejardhjen nga furnizuesit lokalë. “Mercator” ka plane afatgjata dhe ambicioze për të investuar në tregun shqiptar. Pika e parë e shitjes do të jetë pranë qendrës tregtare “City Park”, i cili do të hapet në fund të 2009-ës dhe do të punësojë rreth 130 veta.