Juve, Luis Fabiano shihet si pasardhësi i David Trezege
Juventus hidhet në sulm për Luis Fabiano Klementen, sulmuesin e Seviljas dhe të Kombëtares braziliane. Në fundjavë, 28-vjeçari ishte protagonisti absolut i "seleçaos", duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 me Argjentinën, që kualifikoi skuadrën e Dungës në Botërorin 2010 dhe tronditi pozitat e Maradonës. Çdo ditë që kalon, plani për afrimin e lojtarit po merr formë, pasi ai shihet si pasardhësi i David Trezegesë, që konfirmoi se në fund të sezonit do të largohet nga gjigantët e Serisë A. Drejtuesit e klubit bardhezi dhe trajneri Çiro Ferrara janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Diegos, Felipe Melos e Amaurit dhe kanë vendosur të rrisin "koloninë" e brazilianëve në radhët e skuadrës. Për më tepër, karakteristikat teknike të Luis Fabianos i përshtaten shumë mirë skemës së re të lojës së torinezëve. Ai preferon shkëputjet nga krahët, për t‘u futur më pas drejt qendrës dhe kjo bën që të cilësohet si sulmuesi i dytë ideal, duke pasur parasysh inkursionet e Diegos. Vetëm pak muaj më parë, futbollisti i Seviljas ishte në "shënjestrën" e Milanit: kuqezinjtë zhvilluan negociata të gjata me klubin andaluzian dhe menaxherin e sulmuesit, përpara se të blinin holandezin Huntelar. Arsyeja e tërheqjes së Galianit nga gara për Luis Fabianon ishte çmimi i ekzagjeruar i vendosur nga spanjollët për kartonin e Luis Fabianos: 25 milionë euro. Transferimi nuk u realizua edhe sepse 65 për qind e kartonit të lojtarit zotërohet nga kompania braziliane "Rio", e cila krijoi një sërë pengesash burokratike dhe ligjore. Drejtuesit e Juventusit po shqyrtojnë të gjitha rrugët e mundshme për të marrë shërbimet e "bomberit" që ka shënuar 25 gola në 33 ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit. Synimi i tyre është të përgatisin terrenin që prej merkatos së janarit, për të realizuar blerjen në qershor.
Alternativa të tjera për sulmin janë edhe Xhuzepe Rosi, talenti i përfaqësueses italiane, i cili militon te Vijareali dhe maqedonasi Goran Pandev. Ky i fundit është fare pranë largimit nga Lacio dhe nuk përjashtohet mundësia që negociatat për transferimin te "Zonja e Vjetër" të fillojnë që prej muajit janar. Pandev vazhdon të jetë "i dënuar" nga klubi bardhkaltër dhe nëse Lotito dëshiron që të përfitojë para nga largimi i tij duhet me patjetër ta shesë në merkaton e dimrit. Një tjetër lojtar që ndiqet me vëmendje nga Juventusi është edhe danezi Simon Kjaer. Mbrojtësi 20-vjeçar i Palermos cilësohet si lojtar i së ardhmes. Ai kushton mbi 10 milionë euro (gjatë verës së kaluar u vlerësua 12 milionë euro), por sicilianët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë, duke qenë se lojtari ka tërhequr edhe vëmendjen e Milanit. Kuqezinjtë po mendojnë ta afrojnë që prej janarit dhe kjo bën që të ndizet gara me Juventusin. Një tjetër emër për mbrojtjen bardhezi është edhe Filip Mekses i Romës.