E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merida në Atletico Madrid

Sipas të përditshmes sportive spanjolle, El Mundo Deportivo, mesfushori i Arsenalit, Fran Merida do të jetë përforcimi i parë i Atletico Madridit për sezonin e ardhshëm.

20-vjeçari do të jetë futbollist i lirë gjatë verës, kur edhe i skadon kontrata me Arsenalin, ndërsa besohet se ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Atleticon. Merida, i vlerësuar si “Cesc Fabregas i ri”, pritet të jetë futbollist i rëndësishëm në Atletico, ku do të shërbejë si përkrahje për dyshen sulmuese, Diego Forlan dhe Sergio Aguero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›