E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato, Tare bën diplomatin

Igli Tare është shndërruar në një pikë referimi përsa i përket merkatos së Lacios. Drejtori sportiv bardhekaltër duke folur për Kavanin tha se ai është një lojtar optimal për skuadrën italiane, por e përjashtoi për momentin një afrim të tij. “Por, nuk mund të them as po dhe as jo”.

Barcelona kërkin David Silvën

Pep Guardiola është duke e vëzhguar mesfushorin e Valencias, David Silva si zëvëndës të francezit Tieri Henri. Trajneri i Barcelonës është adhurues i flaktë i David Silvës dhe blaugranët do të bëjnë gjithçka për ta transferuar yllin spanjoll. Silva ashtu si Vija ishin lidhur që një kohë të gjatë me klubet e mëdha, por verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave të dy do të largohen nga Valencia pasi që drejtuesit e Los Che duhet të shesin yjet e tyre për ti mbuluar borxhet e mëdha të klubit e që spekulohet se janë hiq më pak se 600 milion euro.

Kastrati drejt largimit nga Dinamo

Kapitulli “Dinamo Dresden” për Bekim Kastrati tashmë duket se është mbyllu plotësisht. Lajmi jepet nga Bild.de. Sulmuesi 30-vjeçar kosovar nuk ka gjetur aspak hapësirë te skuadra gjermane dhe pas pesë muajsh duhet të gjejë një destinacion të ri. Vetë Kastrati tha: “Pas disa ditësh duhet te zgjidh kontratën time. Është më mirë që rrugët tona të ndahen. Unë dua të luaj futboll. Nëse nuk mundem, atëherë unë nuk jam i lumtur”.

4 Janar 2000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›