E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e Tiranës dhe Vllaznisë, zyrtarizohen prurjet e reja

Sokol Cikalleshi është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, i cili ka theksuar se për 6 muajt e ardhshëm mesfushori sulmues do të jetë pjesë e 24 herë kampionëve të Shqipërisë .Cikaleshi për pjesën e mbetur të sezonit do të luajë në kryeqytet, ndërsa më pas nëse gjendet marrëveshja me Presidentin e Besës Bizhdili Cikalleshi do të vazhdoje tek Tirana edhe për sezonin 2012-2013. Kështu pas firmave me Xhino Sejdon dhe Arvist Gjatën Tirana afron zyrtarisht edhe Cikalleshin, i cili do i bëjë shumë punë Rubios sidomos në sulm, ku ka nevoja emergjente .Bëhet e ditur se bardheblutë po presin edhe një tjetër lojtar dhe mësohet se ky është Artan Sakaj .Edhe Vllaznia po lëviz për të zyrtarizuar lojtarët që dëshiron. Mësohet se nesër do të vendoset përfundimisht nëse Amarildo Dimo dhe Da Silva do të jenë apo jo pjesë e kuqebluve .Trajneri Vata i do të dy, pasi i kosideron si lojtarë të domosdoshëm për skuadrën e tij, por mbetet për tu parë se me kë do të arrihet marrëveshja. Shkodranët kanë edhe disa alternativa të tjera në merkato. Antonio Marku apo Gordan Vuk mund tu bashkohen shkodranëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›