Shtyhet Skënderbeu-Flamurtari
Skënderbeu-Flamurtari, supersfida e cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të luhet të martën më 31 janar në Korcë në orën 14:00. Ky është njoftimi më i fundit i Federatës Shqiptare të futbollit për këtë ndeshje problematike, për shkak të motit të keq në qytetin juglindor. Në këtë mënyrë takimi nuk do të zhvillohet në Pogradec, pasi drejtuesit korcarë nuk kanë pranuar ta zhvillojnë ndeshjen ndaj rivalëve në stadiumin “Gjorgji Kycyku”. Stadiumi “Skënderbeu” është mbuluar nga dëbora, ndërsa shpresohet që të martën në mesditë cdo gjë të jetë ok .Tifozët duhet të durojnë edhe pak për të parë këtë supersfidë në nj ëmoment kur nuk ka futboll të luajtur që prej një muaji e gjysëm. Ndoshta shtyrja e ndeshjes mund ti shërbejë të dy trajnerëve për të rekuperuar të dëmtuarit apo futbollistët që po kalojnë gjëndje gripale. Gjithsesi tre ndeshjet e tjera të fazës cerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen rregullisht .Të shtunën në orën 14:00 në Krujë Kastrioti i Ndreut do presë Kamzën. Vendasit do të kërkojnë ta nisin me një trepikësh në grupin A, ndërsa tek kryeqytetasit do të debutojë trajneri De Vekis.Të dielën luhen dy ndeshje të tjera .Në Ballsh vendasit presin Tiranën e Rubios, takim ky që do të luhet në orën 13:00 në stadiumin” Adush Muca”, ndërsa në të njëjtën orë në “Loro Borici” Vllaznia do të presë Lacin e Daiut.