E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola i qetë pas disfatës nga Chivas

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk është i shqetësuar pavarësisht disfatës së fundit nga Chivas.

Blaugranët nuk po kalojnë një para-sezonit të kënaqshëm por pas disfatës 2-1 nga Manchester United javën e kaluar, ata dje u mposhtën me rezultat të thellë, 4-1, nga Chivas Guadalajara

“Ne jemi prapa për disa arsye. Megjithatë, kam shumë besim në këta lojtarë dhe e di se do të luajmë më mirë në ligë dhe në garat e tjera. Superkupa e Spanjës dhe Superkupa evropiane janë afër, por ne do të përmirësohemi në javët e ardhshme”.

“Mentaliteti i lojtarëve do ta bëjë dallimin. Ne kemi nevojë për më shumë kohë. E di se nuk ka shumë kohë të mbetur, por do të jemi të gatshëm. Ne duhet ta harrojmë këtë rezultat dhe të kthejmë fokusin në disa ndeshjet e ardhshme. Kjo humbje nuk ndryshon asgjë për ne”, ka thënë Guardiola.

Barcelona takohet me Real Madridin në kuadër të Superkupës së Spanjës më 14 gusht në Santiago Bernabeu dhe do të takohet me rivalët e tyre në Nou Camp tre ditë më vonë. Në Superkupën e Evropës kundër Portos, Barcelona do të takohet me Porton në Monako më 26 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›