Rikthehet Bundesliga Borusia pa dy sulmues kryesore

Pushimet kanë mbaruar për skuadrat gjermane që, këtë fundjavë, do të shkelmojnë topin e parë për sezonin 2011/2012, të Bundesligës.
Premiera e kampionatit i takon kampiones së fuqi, Borusias së Dortmundit, që do të luajë në fushën e saj kundër Hamburg. Skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop, fitoi titullin kampion pas një sezoni fantastik, por ruajtja e kurorës do të jetë më shumë se e vështirë.Borusia e Dortmundit do të nisë Bundesligën pa dy sulmuesit kryesorë Nuri Shahin dhe Lukas Barrios. I pari u transferua te Reali I Madridit, ndërsa tjetri vuan një dëmtim të gjatë pas tërheqjes muskulare me Paraguain në Kupën e Amerikës.
Po ashtu, formacioni i Klop do të përballet me rivalitetin e fortë të skuadrave të tjera, përfshirë Bajernin e Mynihut dhe Bajer Leverkusen. Bavarezët kërkojnë të kthehen te suksesi, pas një sezoni relativisht të dobët, ndërsa gjatë fazës përgatitore kanë treguar një formë të shkëlqyer.
I njëjti objektiv edhe për Leverkusen. Skuadra e “Aspirinave” ka humbur shërbimin e Arturo Vidal, i cili u transferua te Juventus, por shpreson te talenti gjerman Andre Shurle, i cili u ble gjatë kësaj merkatoje nga Mainz.
Nertan Prifti