Blerjet e Liverpool objektiv titulli kampion

Liverpool ka prezantuar katër blerjet e merkatos së verës me të cilët kërkon të kthehet në majat e futbollit anglez dhe atij europian, pas një sezoni të dështuar.
Trajneri Kenny Daglish ka dalë përpara mediave me Jordan Henderson, Steëart Doëning, Charlie Adam dhe Alexander Doni, të cilët do të veshin ngjyrat e kuqe duke nisur nga sezoni i ri.Liverpool e mbylli kampionatin e fundit në vendin e gjashtë të renditjes, pas një paraqitjeje të dobët, por objektivat e “Reds” edhe në këtë sezon janë titulli kampion, ose në rastin më të keq, sigurimi i një vendi në Ligën e Kampioneve.
Ndërkohë edhe skuadra tjetër angleze Manchester City ka hapur sezionin e fundit të përgatitjeve në prag të sezonit të ri. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është stërvitur në fushën e saj, por gjatë këtyre ditëve tekniku duhet të vendosë në lidhje me të ardhmen e Carlos Tevez. Sulmuesi argjentinas nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore, ashtu si blerja më e re Sergio Aguero.
Ndërkohë në urdhërat e Mançinit janë vënë Gael Clichy dhe Stefan Savic. Mbrojtësi francez u tranferua te City nga Arsenali, ndërsa serbi kaloi në Premier Ligë, pasi ra në sy me paraqitjen e tij te Partizani i Beogradit.
Nertan Prifti