Shanghai Shenhua transferon Anelkan

Klubi nga Superliga kineze, Shanghai Shenhua ka njoftuar se sulmuesi i Chelseas Nicolas Anelka ka pranuar t’i bashkohet atyre.
Këshilltarët e 32 vjeçarit kanë qenë në bisedime me klubin, që po ashtu pritet të angazhojë ish mesfushorin e Francës Jean Tigana për trajner. Zëdhënësi i Shanghait, Ma Yue nuk bëri të ditur detajet financiare por tha se Anelka mund të fillojë të luaj në janar “nëse konfirmohen të gjitha detajet”.
Anelka humbi statusin e titullarit te Chelsea, klub ku ishte transferuar nga Bolton më 2008.