E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrea Chenier premierë në TOB

Në TOB do të vihet në skenë premiera e një veprat më përfaqësuese të Umberto Giordano me libret të Luigi Illica "Andrea Chenier" opera në 4 akte. Muzikanti nga Foxhia, e kompozoi këtë opera, që zuri një hapësirë të pazëvendësueshme në historinë e melodramës, në një moment kyç e të lumtur të aktivitetit të tij artistik. I mbrekulluar nga një histori franceze e shkruar nga Luigi Illica - Maestro përfundon operan në fillimin e vitit 1896 dhe e vë me një sukses të madh në skenën e La Scala të Milanos në 28 Mars të të njëjtit vit me protagonist Giuseppe Borgatti, tenor, një interpret i fuqishëm vagnerian. Këtë herë në skenen e Tob do të ngjiten zërat më përfaqësues të korit shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TOB dhe studente te A.A. Stafi realizues këtë herë është komplet i huaj duhe filluar që nga skenografi Alfredo Troisi, regjisori Antonio Petris, mjeshter koncertues Vito Clemente si dhe artistët e tjerë shqiptar. Kështu dirigjent do të jetë Edmond Doko dhe dirigjent kori Dritan Lumshi. Të ftuar në këtë opera do të jenë dy këngëtarët italiani Gianluca Zampieri dhe Ymer Kaca. Gjithë opera rrotullohet mbi gjendjen shpirtërore dhe sjelljen e protagonistit kryesor, që në fakt, siç e ka dhene autori, mund të konsiderohet jo Chenier, por Gerard. Tek Carlo Gerard spektatori "lexon" tronditjen e një shpirti të drejtë e të ndershëm, të errësuar nga dëshira për hakmarrje, i detyruar nga vetë kushtet e rënda që të jetë "i pamëshirshëm", meqënëse kërkon të arrijë qëllimet e tij. Por mbi të gjitha është personazhi i Madalenës, shoqja e lojërave të fëmijërisë të Gérard, e momenteve kur mosha fëmijërore bënte të "harroheshin" për disa çaste nivelet sociale që i ndanin, shkaku kryesor i të ashtuquajturit rebelim: Maddalena nuk është gjë tjetër veçse personifikimi i "diversitetit" dhe "pabarazisë" sociale. Andrea Chenier shfaqet një figurë heoirike dhe humane në të njëjtën kohë.Parti i Chénier është shkruar për tenor. Duhet një tenor me timbër "heroik", me zë të fuqishëm dhe me prezencë skenike të barabartë ose më mirë superior ndaj Gerardit; superior edhe sepse duhet të realizojë në çdo mënyrë të qënin "i besueshëm", në një strukturë muzikore që e "torturon" pa pushim, duke i kërkuar frymëmarrje të gjerë dhe teknikë të lartë.Një shkëlqim i pastër i poezisë në muzikë rezulton përzierja e vargjeve me notat e dy autorëve të jashtëzakonshëm në këtë prezantim. Giordano demonstron një venë lumturie dhe frymëzimi në këtë opera, më të famshme dhe më të shfaqurën e tij, së bashku me operan "Fedora".E vetme dhe e papërsëritshme, opera e Giordanos rezulton të jetë mbërthyese dhe emocionuese edhe sot.Një nga veprat më përfaqësuese të Umberto Giordano do të vihet në skenën e TOB në datat 4-6-8-10-12 Prill 2009, Ora 19.00

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›