Torres ende vlen 50 milionë funte

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka theksuar se Fernando Torres ende vlen 50 milionë funte pavarësisht formës së tij të dobët në shënimin e golave prej transferimit në klub nga Liverpool.
Torres ka realizuar vetëm pesë herë në 30 ndeshje për Chelsean por Villas-Boas e vlerëson lartë spanjollin.
“Nuk është keq. Nuk është në pyetje vetëm numri i golave. Varet sa ndihmoni ekipin rreth jush”, tha ai. I pyetur nëse Torres ende vlen 50 milionë funte, aq sa pagoi Chelsean për transferimin e tij në janar, Villas-Boas u përgjigj: “Sigurisht”.