Merkel: Greqia duhet të mbetet në Eurozonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se dëshiron që Greqia e kapluar nga borxhet, të mbetet në eurozonë dhe tha se beson se qeveria e atij shteti është duke bërë gjtihçka është e mundur që të zgjidhë problemet.
“Dëshiroj që Greqia të mbetet pjesë e eurozonës”, ka thënë Merkel, derisa e ka pritur kryeministrin grek Antonis Samaras për bisedime në Berlin.
Më herët, Samaras ka thënë se i dëshiron katër vjet, e jo siç kishte premtuar më parë Athina dy vjet, për implementimin e zvogëlimeve të shpenzimit për të marrë paketën e ndihmës prej 240 miliardë eurosh.
Athinës i duhet kredia për ta parandaluar falimentimin dhe mundësinë e daljes së detyruar nga Eurozona.