E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Turqi bashkëpunojnë për terrorizmin nga Siria

Bashkëpunimi nënkupton grumbullimin dhe shkëmbimin e informatave për lëvizjen dhe veprimin e aktivistëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe të rrjetit terrorist al Kaeda në territorin sirian.

Marrëveshja është arritur dje në Ankara, ku janë përfshirë përfaqësues ushtarakë të shërbimeve speciale respektive.

Takimi është pjesë e mekanizmit operativ për bashkëpunim mes Turqisë dhe SHBA-së për Sirinë, që u arrit gjatë vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Stamboll.

Turqia i frikësohet faktit se terroristët do të mund të kalojnë në territorin turk së bashku me refugjatët e shumtë sirianë./Start/

                                                                                             2012-08-24 13:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›