Merkel, Hollande: Takim i frytshëm, qëndrime konkrete mbi krizën në Eurozonë
Edhe pse i nisur me incidente udhëtimi i parë i Fransua Hollande si president i Francës rezultoi me sukses në Berlin. Edhe pse me qëndrime politike të ndryshme Merkel dhe Hollande arritën të kuptoheshin. I sapo nisur nga Parisi, avioni presidencial goditet nga një rrufe dhe u detyrua të kthehet mbrapsht. Goditja e avionëve nga rrufetë nuk është një gjë e pazakontë. Janë konstruktuar për ta shpërndarë elektricitetin në krahë dhe për shumë ekspertë ishte e rrallë që u kthye sërish në Paris. Zëdhënësi i Hollande shpjegoi se kjo u bë për arsye sigurie. Presidenti i Francës nuk mund të linte, në ditën e parë të marrjes së detyrës, takimin ndërsa me një avion të dytë, mbërriti në Berlin. Në konferencën për shtyp, në prani të dhjetëra gazetarëve, që i parapriu darkës mes tyre, si Merkel dhe Hollande përmendën mirëkuptimin reciprok por edhe dallimet. Kancelarja gjermane nënvizoi rëndësinë e paktit fiskal ndërsa presidenti francez atë të rritjes ekonomike.
“Ne i njohim përgjegjësitë që kemi si Gjermania dhe Franca për një zhvillim të mirë të Evropës dhe unë mendoj do të gjejmë një zgjidhje për problemet individuale. Natyrisht do të jetë shumë e rëndësishme që Gjermania dhe Franca së bashku te paraqesin idetë e tyre në Këshillin në qershor dhe kemi diskutuar përgatitjet për këtë”- tha Merkel.
Hollande tha se Evropa duhet të marrë parasysh të gjitha masat e mundshme që mund të nxisë aktivitetin ekonomik dhe rritjen ekonomike. Ndërsa u shpreh se Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë.
“Unë shpresoj se ne mund ti themi grekëve se Evropa është e gatshme për të shtuar masat për të ndihmuar dhe mbështetur rritjen e aktivitetit ekonomik në mënyrë që te kemi rritje nw Greqi. Çdo alternative duhet të vihet mbi tavolinë, gjithçka që mund të kontribuojë në rritjen” – u shpreh Hollande.
Fransua Holland, që është presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, dje e mori presidencën nga paraardhësi i tij, Nikollas Sarkozi, politikan i krahut të djathtë. ndihmësi i tij i ngushtë dhe kreu i grupit socialist në Parlament, Zhan Mark Ajro do tw jetw dhe kryeministri i ri i Francës i cilësuar si gjermanofil, me lidhje shumë të mira me Berlinin, emri i tij ishte thuajse i sigurt për postin.
Fransua Hollandë erdhi në pushtet në një kohë kur rritja e ekonomisë së Eurozonës ka arritur në zero në tremujorin e parë të këtij viti dhe iu shmang recensionit. Ekspertët kishin parashikuar se ekonomia e rajonit do të tkurrej me 0.3 për qind në tremujorin e parë.