Presidenca e BE: Marrëveshja e 14 nëntorit të mbyllet përpara 24 majit

UPDATE- Në një konferencë të përbashkët për mediat ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ministri danez për Evropën Nicolai Wammen theksuan rëndësinë që ka përfundimi i marrëveshjes së nëntorit para procesit të zgjedhjes së presidentit.
“Marrëveshja e nëntorit duhet të përfundojë para datës 24”- deklaroi Wammen, ndërsa ministri Haxhinasto tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet që ky proces të përfundojë me sukses.
Duke e vlerësuar konstruktiv takimin me Haxhinaston përfaqësuesi i Danimarkës, e cila ka edhe presidencën e radhës të BE-së, Ëammen tha se dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Shqipëria po bën përparim të vërtetë, kemi fakte inkurajuese megjithatë mbetet ende shumë për të bërë’- theksoi përfaqësuesi danez.
Ai e cilësoi procesin e zgjedhjes së presidentit si një test të rëndësishëm për zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa apeloi për përfundimin e reformave para datës 24 maj, kur pritet të nisë procesi për presidentin.
Nga ana e tij Haxhinasto deklaroi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për integrimin, por ka disa detyra që mbeten për t’u kurorëzuar si reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare, ndërsa ndanë të njëjtin mednin se marrja e statusit kandidat bazohet tërësisht në meritë.
Ndërkaq gjatë konferencës për mediat përfaqësuesi danez u ndal edhe në rëndësinë që ka pavarësia e gjyqësorit.
“Shqipëria të kuptojë që nuk duhet asnjë ndërhyrje politike në punën e gjyqësorit dhe policisë”- tha Wammen, ndërsa vlerësoi maksimalisht rolin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajon.