Merkel: "Po, ne mundemi!"
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për ndonjë Apokalips. E megjithatë sot, si kurrë ndonjëherë gjatë dhjetëvjeçarëve të pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ndodhet në një udhëkryq në të cilin pjesërisht e hodhi edhe kriza e fundit financiare, e cila të paktën në këtë vend ka nisur të japë shenjat e rimarrjes. Kështu, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 27 shtatorit, partitë e mëdha tradicionale në vend që prej shumë kohësh përfaqësojnë një lloj fanari për elektoratin vendas, e shohin veten të sfiduar nga parti më të vogla e nga programe alterna-tive dhe novatore. Si rezultat kemi të bëjmë me një fragmen-tim jo të zakonshëm të spektrit politik gjerman që lë të hapura shumë hipoteza për momentet paszgjedhore.
Sigurisht që një rol të pamohueshëm në prishjen e konfigurimit tradicional të politikës e ka luajtur edhe kriza ekonomike botërore që preku shumë sistemin financiar dhe vetë industrinë dhe kampio-nët kombëtarë të Gjermanisë. Ndryshimet që kanë ndodhur në tregun, financat dhe politikën gjermane janë të mëdha. Kështu për shembull, një analist ekonomik gjerman na ofron një të dhënë interesante. Një e katërta e vendeve të reja të punës në Gjermani përbëhet nga të ashtuquajturat "mini-punë", ose punë që paguhen me 400 euro në muaj me kontrata që nuk kanë asnjë lloj garancie. Viktimat e para të krizës janë të rinjtë, pra elektorati rinor. Sipas një sondazhi të fundit të kryer me 20-vjeçarët, 40% e tyre nuk e ka vendosur nëse do të votojë apo jo më 27 shtator dhe një shumicë më e madhe nuk e ka të qartë se cilin nga kandidatët dhe përse duhet ta zgjedhë nëse do të shkojë të votojë. Kjo përq-indje do të ishte e paimagjinuar në një të shkuar, qoftë edhe të afërt, kur kristiandemokratët dhe socialdemokratët kishin një përqindje të përcaktuar votash me një lëkundje të vogël. Pra një elektorat të qëndrueshëm dhe thuajse të përcaktuar. Këto dy parti ishin shtylla kurrizore e Republikës Federale. Po bëhet fjalë për kohë tashmë të perën-duara. Sot, në Gjermani, po përballemi me fenomenin e quajtur "Volkspartei" ose parti popullore që mundohen të kalo-jnë 30% dhe që e kanë humbur rolin e tyre drejtues. Me pak fjalë, marrëdhëniet e partive, politikës me njerëzit kanë ndryshuar shumë, janë bërë shumë më të lëkundshme dhe mosbesuese. Për të përshkruar këtë risi, e përditshmja "Der Ragesspiegel" ka krijuar këtë formulë: "Italianizim i strukturave pub-like". Sipas këtij shpjegimi, Gjermania ka hasur në një "virus" italian që e ka bërë të brishtë, i ka sulmuar stabilitetin për të cilin Gjermania ka qenë e njo-hur në botë. Risitë politike kanë ndodhur në qeverisjet lokale si në rastin e Hamburgut, që sot qeveriset nga demokristiani homoseksual, Ole von Beust, që mbështetet edhe nga të gjelbrit, por mund të ndodhë edhe në Berlinin e pas 27 shtatorit, pas ndeshjeve më të rëndësishme zgjedhore të 4 viteve. Kjo, sepse pranë dy partive më të mëdha, kristiandemokratëve dhe so-cialdemokratëve, janë "rritur" dhe forcuar të paktën 3 parti që pasqyrojnë në këtë rast edhe fragmentarizimin e shoqërisë. Këto parti nuk konsiderohen më si "xhuxh" dhe këtë herë mendojnë se mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe vendimtar, madje në skakierën politike gjermane. Të gjelbërit natyrisht që janë shumë më të pjekur në përvojat e tyre qeverisëse, ndërsa liberalët e yllit në shkëlqim, Giudo Westerwelle si dhe Linke, ose eks-tremi i majtë i Oskar Lafontaine. Ky i fundit shfrytëzon mllefin dhe pakënaqësitë e shtresave më të varfra të shoqërisë, që vuajnë për t‘u përfaqësuar në Parlament. Kjo parti e fundit ka fituar shumë në zgjedhjet e fundit lokale dhe ka shpresë që të dalë me një pozicion shumë të favorshëm edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 27 shtatorit. Është e qartë tashmë se ndërsa në skenë futen edhe "aktorë" të tjerë, pra nga dy parti që ishin tradicionalisht për ndarjen e pushtetit, futen edhe tri parti të tjera e numri i përfaqësuesve të partive më të mëdha do të zvogëlohet. Gjermanët në fakt nuk janë shumë të mësuar me koalicionet heterogjene, tipike të Italisë së viteve të fundit ku koalicionet janë shumëngjyrëshe dhe shumë-ideore. Që tani, duke parashi-kuar një fakt të tillë, pra shumël-lojshmërinë e pjesëmarrësve në qeverinë e ardhshme, gjermanët po përpiqen që të përcaktojnë përbërjen heterogjene. Një vari-ant i mundshëm është ai me CDU-në në shumicë e më pas në pjatë me kontorno përfaqësues të liberalëve dhe të të gjelbërve. Ky lloj koalicioni quhet "Xh-amajka", për shkak të ngjyrave përfaqësuese të partive. Një formacion më pak i mundshëm, nëse do t‘u referoheshim son-dazheve të fundit, është ai me socialdemokratët në krye, të gjelbërit dhe liberalët e verdhë, ose siç quhet në zhargon qeveria "semafor". Pa përjashtuar këtu një rikthim të koalicionit aktual në pushtet, pra të koalicionit të zgjeruar në të cilin bëjnë pjesë dy partitë më të mëdha rivale, socialdemokratët dhe kristian-demokratët. Edhe kjo mund të konsiderohet një alternativë e mundshme, edhe pse të dyja partitë nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëra-tjetrën. Shpesh kur është fjala për të ndarë pushtetet edhe "armiqtë" për vdekje bëhen bashkë dhe kri-jojnë koalicione afatgjata, që madje në disa raste përsëriten edhe në zgjedhjet e dyta, siç mund të ndodhë në rastin e Gjermanisë pas 27 shtatorit. Angela Merkel, Kancelarja në ikje e Gjermanisë, ndodhet në brendësi të çdo formulimi të mundshëm të koalicionit të qeverisë së ardhshme. Sipas një analisti gjerman, "Angela është dielli i zi rreth së cilës sillen të gjitha partitë e tjera dhe faktorët politikë". Popullariteti i saj, ndryshe nga ai i partisë së saj që ka pësuar rënie në sondazhet e fundit, nuk njeh pika uljeje. Pas 4 vitesh në pushtet, ajo ende gëzon 60% të mbështetjes së bashkëkombësve të saj. Kjo është një shifër e paarritur nga paraardhësit e saj, madje edhe vetë Adenauerin. Vetëm Obama ka shkaktuar në Berlin një en-tuziazëm më të madh se të Merkelit te gjermanët kur verën e kaluar mbajti në Berlin një fjalim në sheshin më të madh të kryeqytetit. Jo rastësisht, pa-rulla e Kancelares që ndodhet kudo nëpër posterat e fushatës së saj zgjedhore ka perifrazuar një pjesë të parullës së Obamës dhe thotë "Wir haben die Kraft" (Ne kemi forcën), që ngjan me parullën zgjedhore të Obamës: "Po, ne mundemi!".
Popullariteti i Kancelares është pasojë e personalizimit të politikës në Gjermani, që e ka rikthyer atë sërish në modelin italian apo francez. Ai reflekton edhe nevojën që ka vendi për siguri në një periudhë ku shumë siguri të dikurshme nuk ekzis-tojnë më. Nëse do ta shohim qeverisjen e Merkelit, ajo në thelb nuk është në sintoni me shumicën e gjermanëve për sa u përket disa çështjeve kryesore. Kështu, ajo ka deklaruar se do t‘ua zgjasë jetën 17 reaktorëve bërthamorë, duke dalë kështu kundra shumicës së gjerma-nëve. Një tjetër pikë ku ajo ka ecur në kundërshtim me bash-katdhetarët është ideja e vazh-dimit të qëndrimit të trupave gjermane në Afganistan, ku sig-urisht që nuk po bën një figurë të mirë. 57% e gjermanëve janë për një tërheqje të trupave nga Afganistani. Sipas biografit të saj, Angela është Kancelarja më "kameleon" e të gjithë historisë së kancelarëve gjermanë. Ajo përdor shumë mjete dhe shumë ekuilibra për të bërë punë dhe njëkohësisht për të kënaqur pak a shumë të gjitha palët dhe faktorët në politikën gjer-mane. Angela nuk ka dhe nuk mbështet ideologji të sakta dhe të qëndrueshme, as programe që mund të ndryshojnë. Ajo di ta zotërojë dhe menaxhojë mirë pozicionin që ka. Jo pa qëllim ka konceptuar një fushatë elekto-rale "të mërzitshme" dhe këtë mendim nuk e ka vetëm Gynter Grass. Edhe të tjerë mendojnë se kjo fushatë zgjedhore i ngjan një pjate me supë që i serviret popullit, pasi është ngrohur dhe ftohur disa herë rresht, pra pasi është thuajse shndërruar në një ushqim ba-jat. Por personi i vetëm që duhet ta bënte Merkel me nerva është rivali i saj dhe minis-tri i Jashtëm në ikje, Farnk-Walter Steinmaier. Por në fakt as ai nuk arrin ta irritojë Merkel dhe të ndezë gjakrat e debatit dhe luftës elektorale. Edhe në debatin e fun-dit televiziv, të dy kundërshtarët, më shumë se kundërshtarë, ishin dy bashkë-punëtorë që po bënin bilancin e veprimtarisë së tyre dhe mbi të gjitha po planifikonin të ardh-men e përbashkët, që ndoshta në një formë, apo në një tjetër, do të jetë e tillë. Për shumë anal-istë politikë ai debat ishte "një emision i mërzitshëm deri në vdekje". Megjithëse zëvendës-kancelari dhe ministri i Jashtëm nuk arriti që të fitonte, por as humbiste ndonjë pikë ndaj kundërshtares së tij, ai mbetet de fakto njeriu i vetëm që kanë socialdemokratët për të kan-diduar për postin e Kancelarit të vendit në rast fitoreje. Por sigurisht që partia e tij, që sipas një sondazhi gëzon më pak se 30% të mbështetjes së elektoratit gjerman, ka shumë pak shanse që të dalë fitim-tare nga beteja e 27 shtatorit. Kjo pavarësisht një programi 67-faqësh që ka përcaktuar një perspektivë vërtet të majtë dhe shumë të saktë. Në këtë program u premtohet punë-torëve një pagë dhe një jetë më e mirë, si dhe një ndryshim gjithë shtresave më të brishta dhe problematike të shoqërisë, si studentëve, pensionistëve dhe atyre me probleme fizike. Veç kësaj, edhe një rritje shumë të madhe të vendeve të punës dhe shkolla gratis që nga fillorja e deri në universitet për të gjithë. Por ndërsa popullariteti i Merkelit është gjithmonë në rritje, socialdemokratët i kanë kujtuar elektoratit se rezultatet e saj vijnë nga bashkëpunimi i Partisë Kristiandemokrate me socialdemokratët, me të cilët qeverisën vendin në koalicionin e gjerë këto 4 vitet e fundit. Por duke qenë se ajo është Kancelare, pra numri një i qe-verisë, të gjitha meritat i shkojnë asaj e mbi të gjitha njëra syresh, nxjerrja e vendit nga kriza më e rëndë ekonomike e pasluftës.