E Diel, 1 Nëntor 2026

Bërnli shkund Canën dhe Sandërlendin

Një humbje befasuese e Sandërlendit të Lorik Canës me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj modestëve të Bërnlit, ish-skuadrës së sulmuesit shqiptar Besart Berishës. Aleksander (13‘, penallti) dhe dy herë Nugent (67‘ e 86‘) ishin dhe autorët e golave për Bërnlin, ndërkohë që për Sandërlendin barazimin e përkohshëm 1-1 e realizoi i zakonshmi Darrent Bent (39‘). Cana është treguar si gjithmonë shumë aktiv dhe impulsiv, madje ka marrë pjesë disa herë edhe në fazën ofensive të skuadrës së tij. Në minutën e 46-të, Cana rrezikoi seriozisht me një gjuajtje nga rreth 10 metra, por portieri i Bërnlit shpëtoi mrekullisht ekipin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›