E Shtunë, 31 Tetor 2026

E drejta TV, incident para Tirana-Besa

Pragndeshja mes Tiranës dhe Besës është shoqëruar me incidente në ambientet e stadiumit "Qemal Stafa", për shkak të përplasjeve mes presidentit Refik Halili me drejtorin e TVSH-së, Petrit Beci. Ky i fundit ka kërkuar të transmetojë takimin në TVSH, por ka hasur në kundërshtimet e numrit një të Tiranës, i cili ka kërkuar heqjen e kamerave nga fusha. Përveç debatit të ashpër, më pas zoti Halili ka pretenduar se është provokuar dhe kërcënuar nga drejtuesi i lartë i televizionit publik. Ndërsa Beci ka mohuar gjithçka në lidhje me kërcënimet, por ka pohuar se është në të drejtën e tij të transmetojë ndeshjen. Gjithsesi, tentativa e tij ka rezultuar e dështuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›