Partizani turpërohet nga Ada në Velipojë
Në javën e 4-t të Kategorisë së Parë bie në sy turpërimi i Partizanit në Velipojë, teksa ka humbur 5-0 ndaj Adës. Një tjetër njollë e turpshme kjo për një legjendë të futbollit shqiptar, që tashmë nuk dihet se ku do të ndalet në këtë rrugë pa krye, në këtë tunel, në fund të aë cilit nuk duket aspak dritë. Rezultati flet vetë, më shumë se çdo koment tjetër për Partizanin. Fitore të çmuar ka siguruar edhe Kamza, ndaj ekipit kryesues të Lushnjës, me një gol të shënuar nga një ish-lojtar i lagunarëve, Baze. Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja pasqyra e plotë e ndeshjeve të javës së katërt, për Superligën dhe Kategorinë e Parë.