SHBA Nje kamp i vacante veror per femijet

Femijeve te shkolles u mesohet realiteti i ashper i ndihmes se pare mjeksore ne nje kamp te vacante ne Shtetet e Bashkuara. Skenaret e emergjences mbulojne cdo gje nga mesimi si te ndihmohet vete pacienti deri ne teknikat e shpetimit te jetes.
Ne sallen e emergjences te gjithe perqendrohen te shpetojne jeten e nje gruaje e cila ka pesuar goditje ne zemer. Brenda disa sekondash mjeket infermjeret dhe gjithe personeli tjeter mjeksor kane filluar punen dhe secili ka nje rol me se te qarte.
Por vendin e pacientit te vertete e kishte zevendesuar nje kukull model qe perdoret per te trajnuar stafin mjeksor. Aspekti me i rendesishem eshte se te gjithe mjeket dhe infermjeret jane nen moshen 15 vjecare. Me i vogli eshte 12 vjec.
Ky skenar nuk eshte loje per te qene mjek ose infermjer. Kjo praktike perdoret nga personeli i vertete mjeksor ne kete spital te Virxhinias per te permiresuar aftesite e tyre ne raste aksidentesh dhe emergjencash.
Ajo eshte gjithashtu pjese e nje kampi te vacante veror per te inkurajuar te rinjte qe te studjojne ne fusha te cilat cojne ne profesionin e mjeksise dhe te shkencave.
Mesimi i tyre i pare eshte i veshtire. Ata mesojne se megjithe perpjekjet e tyre paciantja nje grua 45 vjecare ka vdekur dhe me ngurim ata ndalojne perpjekjet per ta sjelle perseri ne jete.
Por nuk mbaron me kaq. Ashtu si mjeket dhe infermjeret e vertete te rinjte mesojne se nje pacient tjeter eshte ne pritje.
Kjo eshe atmosfera ne spitalin Fakir njeri prej 26 spitaleve ne shtetin e Virxhinias te cilet po hapin dyert per kampe verore per mjeke dhe infermjere. Gati 800 femije pritet te shkojne ne kampe te tilla vetem ne kete shtet.
Virxhinia ne vecanti po perpiqet te terheqe nxenes te klases se gjashte dhe te shtate ne menyre qe ata te marrin kurse te mjaftueshme per te pasur me shume mundesi per programet konkuese te trajnimit ne universitet.
Synimi eshte qe tu tregohet te rinjve se sa e gjere eshte kariera ne fushen e shendetesise emergjente. Dhe karierat jane te shumta nga infermieria ne anastezi farmaci ose fizioterapi.
Kjo mund te jete pevoja e tyre e pare per shpetimin e nje organi. Per shembull qe te mesosh se si funksionon syri do te thote qe ta hapesh nje sy dhe ta shikosh ne hollesi. Dhe nese deshiron te behesh kirurg eshte me mire te mesosh sa me shume dhe sa me pare rreth ketij profesioni.
Kjo klase drejtohet nga Fondacioni i Syrit i Universitetit Old Dominion dhe perdor sy njerzish te dhuruar per arsimin. Fondacioni beson se kjo eshte menyra me e mire per te demonstruar rendesine e dhurimit te organeve dhe te indeve.
Nuk eshte e lehte per spitale me shume paciente qe te sigurojne hapesiren dhe personelin e nevojshem per tu ofruar te rinjve kete pervoje ne fushen e mjeksise. Por pikerisht kjo behet ketu nga praktika baze e matjes se presionit te gjakut dhe shikimi i mostrave ne mikroskop deri tek analizimi ne hollesi i syve te dhuruar.
Kursi duket se ishte i sukseshem. Ai varet tek nje grant prej 15 mije dollaresh si dhe tek puna vullnetare e stafit dhe e dhuruesve. Vete femijet paguajne 50 dollare.