Trupat në Bosnjë kthehen në debat për Gërdecin
• Dërgimi i trupave ushtarake shqiptare për demontimin e municioneve në Bosnjë-Hercegovinë, shkakton debate ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend.
BLEDAR HOTI
Akti normativ i qeverisë ka rikthyer dhe një herë debatet, në lidhje me ngjarjen tragjike të 15 marsit të ndodhur në Gërdec. Deputetët socialistë kanë ironizuar me faktin se, nëse shteti shqiptar ka ekspertë për këtë çështje, nuk kishte pse të realizohej një demontin, duke përfshirë njerëz privatë. Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka qenë më i ashpri në diskutimet e tij, duke theksuar se nxjerrja e këtij akti tregon se, qeveria kishte dijeni për fabrikën e demontimit në Gërdec. “Vetë qeveria ka pranuar me këtë akt normativ se, jo mban përgjegjësi të rëndë në krimin e Gërdecit, pra, ne po vërtetojmë me këtë akt se ne kemi ekspertë, kemi infrastrukturë, e cila mund të përballonte krejt ndryshe atë proces demontimi që u krye jashtë çdo standardi në Gërdec”, deklaroi Koçi. Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar, demokrati Leonard Demi theksoi se: “Ky akt normativ nuk ka asgjë lidhje me Gërdecin”. “Çështja është në hetim të plotë nga organe kompetente dhe Prokuroria në vend. Po hetohet si nga ekspertët vendas dhe të huaj në vend. Prokuroria e Përgjithshme po heton dita-ditës dhe po zbardh, dhe nuk ka aspak gjëra të përbashkëta me specialistët dhe me kontributin e ushtrisë”, thekson Demi. Por nënkryetari i komisionit Koçi ka theksuar se, ai qëndrimin për Gërdecin, ka mbajtur me kohë. “Ngjarjes ia kam dhënë kualifikimin juridik në Kuvend, ku e kam quajtur krim i organizuar, shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e shumë njerëzve dhe korrupsion në nivel të lartë”. Deputeti demokrat Baki Shehi ka deklaruar se: “Një vend i tillë siç ishte Gërdeci, nuk mund të quhet repart ushtarak, pasi reparti ka flamurin e tij, ka njerëz ushtarakë me uniformë, ka teknikë në armatim”. Ndërsa Fatos Hoxha i PD-së ka theksuar se për këtë ngjarje po heton Prokuroria e Përgjithshme dhe nuk duhet ngatërruar Gërdeci me ushtrinë shqiptare, e cila po kërkon stade të reja për procesin e anëtarësimit në NATO. “Lidhur me demontimin e Gërdecit është ndjekur një tjetër praktikë për demontimin e saj dhe është absolutisht ligjore, që jemi njohur të gjithë, që ekziston edhe në vendet e tjera si vendi ynë. Por atje çfarë ka ndodhur, shkaqet dhe fajtorët, probleme që janë hasur në mungesën e sigurisë, problemet e tjera janë organet e drejtësisë që do të merren në këtë ngjarje”, theksoi Hoxha. Ndërsa Koçi ka kundërshtuar qëndrimet e demokratëve, duke u shprehur se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka realizuar asgjë deri më tani në hetimin që ka kryer, duke kërkuar të hetojë dhe Bashkinë e Vorës. “Nëse në një pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, që është edhe Bashkia e Vorës, ngrihet dhe një objekt, apo fabrikë llamarine duhet të marrin leje në KRRT-në e këtij qyteti apo nga Urbanistika. Dhe gjejeni e ka marrë apo jo. Edhe këtë çështje duhet ta hetojë Prokuroria, nëse ka marrë leje apo jo? Kjo është një përgjegjësi që duhet të zbulojë Prokuroria, që vonoi 3 ditë për të bërë ndalimet në rastin e Gërdecit, një ngjarje e paprecedent për Prokurorinë shqiptare dhe vonoi pesë ditë për të bërë sekuestrimin e pasurive më pas të personave përgjegjës”, theksoi Koçi. Por socialisti ka abstenuar me votën e tij, duke bërë të ditur se nuk është kundër procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Misioni ALTHEA
Trupat ushtarake shqiptare do të dërgohen në Bosnjë-Hercegovinë si kontribut i Shqipërisë, për asgjësimin e municioneve dhe eksplozivëve në operacionin ALTHEA, si pjesë e misionit të BE-së.
Ushtarakët që do të marrin pjesë në operacionin ALTHEA për ditën e qëndrimit në këtë operacion, veç pagës mujore marrin, për vështirësi shërbimi ditor, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në misionin e parë ushtarak do të marrin pjesë 13 persona gjithsej, të cilët do të përcaktohen me vendimin të Këshillit të Ministrave në konsultim me Ministrinë e Mbrojtjes.
Shuma në euro për shpenzimet totale mes tyre është 243945 euro. Kjo shifër lidhet me sigurimin shëndetësor, dieta dhe ushqime, akomodim dhe sigurim jetese.