Ja koeficientet për të gjitha shkollat
• Të gjithë maturantët do kenë mundësi të shohin se çfarë koeficienti i është caktuar llojit të shkollës që ata po mbarojnë prej fakulteteve.
zirina llambro
Propozimi i Universitetit të Tiranës për të qenë i njëjtë për të gjitha shkollat është rrëzuar. Pas debateve dhe konsultimeve është rënë dakord mes specialistëve të MASH dhe atyre të universiteteve që për shkolla të ndryshme të vendosen koeficiente të ndryshme. Ministria e Arsimit ka publikuar dje variantin përfundimtar te koeficienteve në të gjithë universitetet e vendit. Skema që do të ndiqet për koeficientet e llojit të shkollës është e tillë. Fakultetet kanë vendosur nga 5 koeficiente, që kishin në dispozicion koeficientet maksimale për shkolla të caktuara. Për shembull, një maturant që mbaron gjimnazin e mesën të përgjithshëm, merr koeficient 1.4 në një X fakultet. Në këtë mënyrë ky koeficient 1.4 do të shumëzojë secilën nga tre notat e para që do të marri ky maturant. Pra, do të shumëzohet me 1.4 mesatarja e katër viteve, dhe 2 notat e provimeve të lëndëve të detyruara që do të japi maturanti (matematika dhe letërsia). Sa i përket koeficientit për lëndët me zgjedhje maturantët e kanë bërë tashmë zgjedhjen gjatë plotësimit të formularit A1. Sekreti ka qenë caktimi i lëndëve që kanë koeficient maksimal, në mënyrë që të arrijnë shumëzimin e notës që do të marrin me koeficiente më të lartë. Në këtë mënyrë rriten shanset për t'u kualifikuar në degë të caktuara. Ndërsa për koeficientet e lëndëve të preferuara vendosën vetë fakultetet,caktimi i tyre për llojin e shkollës zgjati më shumë në kohë. Ministria e Arsimit e pa të udhës që të mos vendoste koeficiente të barabartë për lloje të ndryshme profilesh. Kjo pasi programet mësimore janë të ndryshme. Nga ana tjetër sipas MASH një koeficient i barabartë sjell shmangie nga parimi i meritës dhe nga përputhja lëndore. Për pranimin në shkollat e larta koeficientet luajnë një rol të rëndësishëm e vendimtar për përcaktimin e pikëve që do të marrë secili kandidat. Anglishtja edhe këtë vit është dega që ka koeficientin më të lartë e kjo ka bërë që ta përzgjedhin 30% e maturantëve për ta dhënë si lëndë me zgjedhje. Përgatitja për provimet e Maturës Shtetërore është drejt përfundimit. Në maj pritet të publikohet formulari A2. Me anë të tij maturantët do të kenë mundësi që të zgjedhin 10 nga rreth 196 degë të të gjithë universiteteve të vendit.
KOEFICIENTET E SHKOLLAVE TE MESME 2008 - 2009 , DO TI GJENI NE VERSIONIN PDF