E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel do e pengojë daljen e Greqisë nga Eurozona me çdo kusht

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, sipas informacioneve të Spiegel, është e bindur se Greqia nuk duhet të largohet nga Eurozona. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, u ka thënë Merkel një rrethi të ngushtë.

Kancelaria dhe këshilltarët e saj druhen se dalja e Greqisë nga Eurozona do të ketë një efekt domino si falimentimi i bankës së investimeve Lehman Brothers në vjeshtën e vitit 2008. Vetëm Gjermania humbi rreth 62 miliard euro.

Po ashtu efektet politike do jenë të rënda. Gjermania kërkon të stabilizojë vende si Italia e Spanja. Dalja e Greqisë nga Eurozona vetëm sa do përkeqësonte gjërat.

Këtë javë trojka e përbërë nga Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do realizojë takime të tjera në Athinë.

Që në fillim të qershorit Greqia priste një këst prej 31.5 miliard eurosh. Por partnerët e Eurozonës vendosin të mos lëvrojnë këstin duke pritur një qëndrim të trojkës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›