Washingtoni s’iu beson fjalëve

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, deklaroi se Washingtoni mbetet skeptik ndaj informacioneve për largimin e al-Assad. Deklaratën e Jamil, Nuland e cilësoi si manovrim që pushtetit sirian për të fituar kohë shtesë.
“Ne, praktikisht, ende jemi në të njëjtën pikë, sepse nuk po shohim rrugë të reja të zgjidhjes ose të përpjekjeve për arritjen e paqes”, sqaroi ajo, derisa po i referohej deklaratës së zëvendëskryeministrit sirian, sipas të cilit dorëheqja e presidentit nuk mund të jetë një parakusht për bisedime.
Një ditë më herët, zëvendëskryeministri Jamil kishte takuar në Moskë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilin ishin diskutuar një sërë opsionesh për rikthimin e Sirisë në gjendje normaliteti. Një prej opsioneve të diktuara ishte edhe largimi i al-Assad nga pushteti.
Ndryshe, pak orë pas publikimit të deklaratës së Jamil, u njoftua se vetëm në paralagjet e Damaskut, forcat tankiste të qeverisë vranë disa dhjetëra njerëz, në mesin e të cilëve edhe 23 kryengritës sirianë.