Merkel ndryshon qendrim per fondet e shpetimit

E kritikuar shpesh herë për qëndrimin e saj kundërshtues në lidhje me variantet e ndryshme për zgjidhjen e krizës së borxheve sovrane në Europë, kancelarja gjermane Merkel duket se tashmë e mbështet bashkimin e dy sistemeve europiane antikrizë, Mekanizmin Europian të Shpëtimit dhe Fondin e përhershëm të Shpëtimit. Sëbashku me ministrin gjerman të Financave, Ëolfgang Schauble, kancelarja është kritikuar nga anëtarët e tjerë të BE për kundërshtimin e një shtimi të burimeve të vëna në dispozicion për përballimin e momenteve të krizës në Europë, apo të fuqizimit të të ashtuquajturit “Fireëall” të BE. Merkel ka deklaruar se burimet në dispozicion të Eurozonës për të përballuar krizën e borxheve mund të shtohen për shumë vjetë duke i bashkuar të dy fondet ekzistuese të emergjencës. Sipas Merkel, Gjermania është dakrod që të dy fondet të operojnë sëbashku, si ai i përhershëm me 500 miliardë euro ashtu edhe Mekanizmi aktual europian i shpëtimit me 200 miliardë që skadon në vitin 2013. Kancelarja gjermane ka shpjeguar se në këtë mënyrë 200 miliardë euro të EFSF, të cilat nuk janë përdorur mund t’i shtohen 500 miliardë eurove të mekanizmit të ardhshëm europian të shpëtimit.
Ekzistenca paralele e të dy këtyre fondeve mund të shtojë teorikisht sistemin antikrizë të BE në 700 miliardë euro.
Me këto deklarata të Merkel, duket se Gjermania është në favor për arritjen e një marrëveshje për një shtim të përkohshëm të burimeve finaciare për shpëtimin e shteteve në vështirësi të Eurozonës, në kuadër të takimit në Kopenhagen të ministrave të Financave të parashikuar për të premten më 30 mars.