E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel në Izrael: Ndjejmë turp për Holokaustin

"Gjermanët ndjejnë turp për Holokaustin nazist dhe unë personalisht, përulem para viktimave". Me këto fjalë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i është drejtuar Knesset-it (Parlamentit izraelit). Deri më tani, vetëm shefat e shteteve kanë pasur mundësinë t‘i drejtoheshin Knesset-it dhe Merkel është kështu e para shefe qeverie që ka pasur këtë privilegj. E për t‘ia bërë Merkelit këtë nder, kryetari i Parlamentit është detyruar madje të modifikojë edhe statutin e brendshëm. "Përulem para të mbijetuarve të Holokaustit", ka shtuar Merkel, "dhe para të gjithë atyre që i kanë ndihmuar të mbijetojnë. Gjermania nuk do ta lërë kurrë vetëm Izraelin dhe mes dy shteteve, marrëdhëniet do të jenë gjithnjë të veçanta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›