Merkel përjashton cdo ndihmë financiare për Greqinë
BERLN- Kancelarja gjermane Angela Merkel përjashtoi sot çdo ndihmë financiare nga vendi i saj për Greqinë, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë për masat e marra nga Athina për zvogëlimin e deficitit të saj të madh buxhetor.
E pyetur gjatë një interviste në televizionin publik ARD lidhur me mundësinë e një mbështetjeje financiare nga Gjermania, Merkel u shpreh se "për këtë nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë"
"Kemi një traktat evropian sipas të cilit nuk ekzistojnë mundësi që të paguajmë për të rimëkëmbur shtete në vështirësi", deklaroi Merkel.
"Mund ta ndihmojmë Greqinë në këto momente duke u shprehur qartë se duhet të përmbushë detyrimet e saj dhe të vërë në zbatim një program të rreptë ekonomik", shtoi kancelarja e cila do të takohet të premten me homologun grek Jorgo Papandreu.
Kancelarja kundërshtoi gjithashtu idenë e një mbështetjeje bankare për Greqinë, që do të arrihej me garanci nga shteti, duke u shprehur se kjo do të ishte njëlloj si një ndihmë shtetërore e drejtpërdrejtë për Greqinë.
(e.n/BalkanWeb)