Merkel, premtimi i parë: Një Gjermani pa taksa
Autori i Lajmit: red.
Ajo beson se koalicioni (CDU-CSU) është shansi më i mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, konservatorët e së cilës fituan votat e mjaftueshme për formimin e një koalicioni me Demokratët e Lirë, që favorizojnë biznesin, deklaroi ditën e djeshme se ishte e vendosur të ulte taksat, por pa thënë se kur.
"Kërkojmë të bëjmë dy gjëra... që mund të ndodhin në vitin 2011, 2012 ose në vitin 2013. Pra kemi tre mundësi", - tha Merkel. Deklaratën e sipërcituar, Merkel e bëri në një konferencë shtypi, pas fitores së mazhorancës së bashku me Demokratët e Lirë. Zonja Merkel, që u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme ditën e diel, tani do të nisë negociatat me Demokratët e Lirë që janë pro biznesit. Ajo beson se koalicioni mes atyre dhe bllokut të saj të qendrës së djathtë (CDU-CSU) ofron një shans më të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Një fjalimin e saj të fitores, zonja Merkel tha se mbrojtja dhe krijimi i vendeve të punës do të jetë parimi i saj kryesor. Partnerët e saj të mëparshëm të koalicionit, Socialdemokratët e qendrës së majtë, do të kalojnë në opozitë pas performancës më të dobët prej dekadash. Pas shtysës që ka marrë nga rezultati i zgjedhjeve, kancelarja Merkel nuk po humbet kohë. Udhëheqësi i Demokratëve të Lirë, Guido Vestervelle, mund të zëvendësojë shumë shpejt socialdemokratin e mundur, Frank Valter Steinmeier, për t u bërë i pari ministër i deklaruar hapur që është homoseksual. Por testi më i madh është ekonomia dhe qeveria e ardhshme e qendrës së djathtë do të duhet të kthejë në binarë eksportuesin më të madh të botës, pas Kinës. Të dyja partitë kanë premtuar ulje të taksave, por me një deficit të lartë buxhetor, premtimi duket i vështirë. Misioni jopopullor në Afganistan, ku Gjermania ka mbi katër mijë ushtarë, do të jetë në krye të axhendës, megjithëse asnjë nuk ka premtuar ndonjë datë për tërheqjen. Në mbarë BE-në, rizgjedhja e Angela Merkelit u përshëndet, por mund të përbëjë një tjetër zhgënjim për shpresat e Turqisë për t iu bashkuar ndonjëherë unionit evropian. Menjëherë pas konfirmimit të fitores në zgjedhjet e ditës së diel, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se ajo dëshiron të jetë kancelare e të gjithë gjermanëve: "Më lejoni po ashtu t u them atyre, ky nuk është kërcënim, pasi e di se sa të rëndësishëm janë mbështetësit, që të jenë tolerantë. Dëshiroj që të jem kancelare për sa më shumë gjermanë që të jetë e mundshme. Ky është synimi im", - tha Anglea Merkel menjëherë pas fitores në zgjedhje. Rezultatet tregojnë se demokristianët e zonjës Merkel kanë marrë pothuajse 34% të votave në zgjedhjet e së dielës, ndërsa socialdemokratët rivalë arritën të fitojnë 23%. Ky ishte rezultati më i dobët zgjedhor për këtë parti prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu, Partia Socialdemokrate, pas 11 vjetësh në qeveri, kalon në opozitë. Liderët botërorë e kanë mirëpritur fitoren e kancelares gjermane, Angela Merkel, në zgjedhjet parlamentare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Merkel. Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tha se konfirmim i fitores është rezultat i besimit të opinionit që ajo ka krijuar në katër vjetët e fundit. Ndërsa Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i telefonoi kancelares Merkel për të nënvizuar “vizionin e përbashkët” të tyre për një Evropë të fuqishme. Blloku i Merkelit tashmë duket i gatshëm të formojë aleancën e qendrës së djathtë me Demokratët e Lirë, liberalët, të cilët fituan afro 15 për qind të votave.
Box
Urimi i Obamës
Presidenti amerikan, Barak Obama, uroi kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e saj në zgjedhjet legjislative, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. “Obama dhe Merkel ranë dakord me faktin se zgjedhja e një qeverie të fortë gjermane do të konsolidojë dhe thellojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve”,- vijon komunikata. “SHBA-ja dhe Gjermania janë aleate të ngushta dhe janë në partneritet për nxitjen e lirisë, sigurisë dhe prosperitetit në botë”, - theksohej në komunikatë. “Obama premtoi se do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim të ngushtë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për t u bërë ballë sfidave të përbashkëta gjatë viteve të ardhshme”,- shton teksti.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009