Si u penguan gazetarët amerikanë të hynin në Shqipëri
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Robert H. Estabrook, shërbimi i jashtëm i “Uashington Post”
Londër, 12 nëntor 1963 – Të përpiqesh që të vizitosh Republikën Popullore të Shqipërisë është një eksperiencë zhgënjyese që ia vlen ta rrëfesh sa herë të jepet mundësia. Pyetjes se përse dikujt i duhet të shkojë në shtetin më hermetikisht të mbyllur të të gjitha shteteve komuniste të Evropës është një pyetje e saktë, por vendoseni njëherë në pikëpamjen e kuriozitetit gazetaresk. Si e preferuara e Kinës dhe e flakur tutje nga blloku sovjetik, Shqipëria mund të shpalosë mendjehollësinë e saj në debatin sovjeto-kinez. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike me këtë vend ballkanik që prej vitit 1946, dhe asnjë gazetar amerikan nuk ka qenë atje për të paktën 5 vjetët e fundit. Grupe turistike nga Evropa Perëndimore vizitojnë me raste Tiranën, kryeqytetin shqiptar që ka aq diplomatë francezë dhe italianë sa mund të luanin një lojë me letra bridge . Gjithsesi, kontakti me këtë vend është minimal. Perëndimorët që kanë qenë atje e përshkruajnë qeverinë e gjeneral Enver Hoxhës si një regjim gangster. Edhe diplomatët janë të mbikëqyrur dhe ka një polic për çdo makinë. Por tani që Shqipëria është jashtë linjës direkte të zjarrit mes Moskës dhe Pekinit, zyrtarët mund të jenë të gatshëm për të nisur bisedimet. Ia vlen ta bësh një përpjekje. Në përputhje me këto rrethana, kur kolegu im Fernand Auberxhonois i gazetës amerikane Toledo Blade dhe unë po planifikonim një udhëtim në Evropën Lindore, ne i dërguam një sërë mesazhesh ministrit shqiptar të Punëve dhe Çështjeve të Jashtëme, zotit Behar Shtylla, ku i detajonim itinerarin tonë dhe kërkesën për vizat. Departamenti amerikan i Shtetit u kujdes për të na ndihmuar që të na hiqnin pengesat e pasaportës. Ne s morëm asnjë përgjigje kur u larguam nga Londra në mes të tetorit. Ne nuk kishim kohë të takonim autoritetet shqiptare në Pragë (ku një nga këpucët e Auberxhonoit u zhduk në mënyrë të mistershme jashtë dhomës së tij të hotelit). Me mirësjellje çekët e sikletosur u justifikuan me një trupë vizitorësh kubanë. Besimi ynë nuk është se u shtua përpara derës së ambasadës shqiptare në Budapest. Barërat e këqija që të vinin deri në gjatësinë e gjurit, kishin mbushur pjesën e përparme të oborrit të godinës së ambasadës. Një argat me fizik të vogël, i cili fliste pak italisht, u përgjigj tek dera dhe na tha se ne duhet të ktheheshim andej nga darka. Por kur ne erdhëm sërish, askush nuk ndodhej në ambasadë. Të kthyer me shpinë ne pamë burrin e vogël, që dukej qartë se ishte i vetmi banor i asaj godine dhe i dëshpëruar po mblidhte me rashqel gjethet e rëna të pemëve dhe barërat e këqija. Në kryeqytetin rumun, sidoqoftë, shanset për të marrë vizën ishin edhe më të mëdha se në Pragë. Zyra ime e punës informoi se formularët e vizave ishin dërguar me shërbimin postar ajror ekspres, por që ne nuk i morëm asnjëherë, sepse postat ajrore ekspres në vendet komuniste duan të mbërrjnë të paktën dhjetë ditë nga Londra, nëntë prej të cilave qëndrojnë në pritje të verifikimeve dhe lejes për t u nisur. Gjithsesi, duke u inkurajuar nga kjo shenjë interesi, ne shkuam së bashku me një përkthyes rumun në ambasadën shqiptare. Më në fund, pas gjithë këtyre përpjekjeve, një ambasador shqiptar kthehet sërish në Bukuresht. Ne na priti me shumë përzemërsi një atashe, i cili na ofroi cigare dhe biskota. “Nuk do të ketë probleme”, - tha ai. Ai do të informonte Tiranën dhe do të merrte viza për ne ditën tjetër. Por ditën tjetër ndodhi diçka e tmerrshme. “Fatkeqësisht, tërmeti i Shkupit në Jugosllavi, korrikun e shkuar, i kishte ndërprerë komunikimet mes këtyre dy vendeve”, - na u tha, dhe nuk kishte qenë e mundur për t u lidhur dot me kryeqytetin shqiptar. Përkthyesi ynë, një komunist i besuar, u kuptua në njëfarë mënyre se nuk iu duk zbavitëse që ky lajm të ishte zbuluar vetëm tani. Në kryeqytetin bullgar, Sofje, ishte pak a shumë e njëjta tablo. Një burrë i çregullt në pamje që kishte veshur një kostum, i cili dukej si një portier i braktisur i Mbretit Zog që na kujtoi dhe burrin e ambasadës në Bukuresht, na shoqëroi në një dhomë që për sa u përket kushteve ishte si një pasqyrë e krahasueshme me statusin e marrëdhënieve Shqipëri-Bullgari. Përsëri s kishte komunikim me Tiranën. Në të njëjtën kohë, sidoqoftë, legata shqiptare në Paris na këshilloi se do të ishte më e lehtë po t i merrnim vizat në Beograd. Dhe ne ashtu bëmë. U përpoqëm që udhëtinim tonë drejt Shqipërisë ta nisnim nga fqinji i tyre, Jugosllavia. Ambasada shqiptare që ishte shumë afër me atë amerikane, kishte një dritare të vogël në derën e përparme që të kujtonte ato dritaret e kioskave tipike amerikane të Nju-Jorkut që shisnin alkool dhe qëndronin të mbyllura në peridhën kur ai ishte i ndaluar të konsumohej. Dritarja u hap. Duke pasur ndjesinë se na duhej të thoshim se na kishte dërguar Josif Stalini, ne u shpjeguam në gjuhën italiane se përse kishim ardhur dhe çfarë kërkonim. Hajdeni njëherë nga mesdita na tha një zë nga brenda. Dhe kështu bëmë. Kësaj here një tjetër burrë na kërkoi t u tregonim pasaportat. Ata u zhdukën përmes asaj dritareje të vogël, ndërsa ne të dy prisnim jashtë, duke menduar nëse do t i merrnim më mbrapsht ato apo jo. Përfundimisht, ai dhe (pasaportat) u kthyen. “Aplikoni edhe njëherë tjetër ditën e nesërme në orën 8:30 të mëngjesit”, - na këshilloi ai. Dhe ne bëmë gjithashtu me përpikëri atë që na u tha. Por burri, duke na parë përmes dritares anësore u shtir, çka tregoi injorancë, madje nuk denjoi as të na hapte portën. Në telefon kur tentuam, askush nuk do të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes. Një diplomat perëndimor që i njihte shumë mirë punët e jashtme të Shqipërisë, pasi ishte i ngarkuar me punë në këtë vend, i foli këtij burri në emrin tonë. Më pas na tha vetëm se mund të ketë një shans për të marrë vizat brenda dhjetë ditëve. Më në fund, duke mësuar dhe se asnjë qytetari amerikan nuk i ishte lëshuar vizë nga Beogradi që prej vitit të largët 1948, ne e kuptuam lojën. Shqiptarët po bënin lojëra me ne dhe nuk u interesonte shumë viza jonë. Kjo sjellje është e papranueshme.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009