E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel takon Baroson, thirrje për rikapitalizimin e bankave

BRUKSEL- Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet në mbështetje për rikapitalizmin e bankave në mbarë Europën gjatë një takimi me presidentin e Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso në Bruksel.

Sipas Merkel është një pikëpamje e përbashkët që bankat nuk zotërojne kapitalin e mjaftueshëm për kushtet aktuale në tregje.

Kancelarja Merkel u shpreh se janë të nevojshme direktivat e përbashkëta mbi shumat që duhen injekutuar në këto banka.

Gjatë këtij takimi, kancelarja Merkel deklaroi se Greqia, e cila është simbol i krizës në Eurozonë duhet të vazhdojë të qëndrojë në grupin e përbashkët që përdor monedhën Euro.

Merkel tha se Gjermania do të bëje të pamundurën, duke qenë se në këtë moment, Greqia ka nevojë për ndihmë në mënyrë të rigjallërojë ekonominë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›