Bashkia e Tiranes nderhyrje per pastrimin e Liqenit
Bashkia e Tiranës do të fillojë ndërhyrjet për pastrimin e Liqenit Artificial të Tiranës. Situata paraqitet tepër problematike, pasi janë evidentuar me dhjetëra subjekte që shkarkojnë ujërat e zeza në këtë liqen. Nënkryetari Edmond Panariti u shpreh se do të ketë zero tolerancë për të gjithë, ata që nuk zbatojnë rregullat.
"Të gjithë lokalet, bizneset që operojnë, apartamentet e banimit që operojnë rreth e rrotull liqenit, kanë marr një mesazh të qartë që brenda një periudhe dy javore të ndërpresin kategorikisht shkarkimin e ujrave të zeza në liqen. Kjo është përgjegjësi direkte e firmave. Firmat e dinë fare mirë që ka rregulla për shkarkimin e ujërave të zeza dhe ata do të vihen përpara përgjegjësisë direkte për të bërë investimet e duhura për devijimin e ujërave të zeza atje ku duhet", tha Edmond Panariti, nënkryetar i bashkisë Tiranë.
Sipas autoriteteve të Bashkisë po diskutohet edhe për bashkimin e Liqenit Artificial të Tiranës me atë të Farkës. Por kjo kërkon një studim të hollësishëm, për arsye dhe të ndërtimeve që janë ngritur në këtë zonë.
"Ne kemi ndërmar një plan studimi për të bërë cështë e mundur që kjo lidhje me liqenin e Farkës të rivendoset sepse në këtë mënyrë ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni, dhe bën të mundur gjallërimin e jetës, që sic e shihni gjendja akuatike e liqenit është pothuajse inekzistente", tha ai.
Bashkia e Tiranës do të marrë dhe masa të tjera, përsa i përket ruajtjes së zonës së Parkut pranë Liqenit Artificial. Në këtë zonë do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve, ashtu si dhe në vitet e kaluara. Ky plan masash sipas nënkryetarit Panariti, nuk ka lidhje me atë të hartuar disa vite më parë nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama.
Edlira Sulejmani