E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niset kontigjenti ushtarak per ne Afganistan

22 ushtarë janë nisur nga baza ushtarake e Poshnjes në Berat drejt Afganistanit në misionin e 19 paqeruajtës.Pas stërvitjes disa ditore në këtë repart të reagimit të shpejtë ushtarët profesionistë  u përcollën me një ceremoni zyratre ku iu dorëzua edhe flamuri i nderit nga  Komandanti i Forcave Tokësore Viktor Bëndo.

Kontigjenti i ushtarëve shqiptarë do të mbërrijë në Turqi prej nga së bashku me forcat turke do të udhëtojnë  drejt Afganistanit për tu vendosur në bazën ushtarake në Kabul ku do të qëndrojnë për një periudhë 6 mujore.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›