400 hipoteka Berisha Mbajtem premtimin e 8 majit

Qeveria miraton hipotekimin e 400 pallateve në Tiranë. Memorandumi i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës, ministrisë së Punëve Publike dhe ministrisë së Drejtësisë është vulosur nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri Berisha theksoi se me këtë vendim premtimi i zgjedhjeve të 8 majit nga kampi demokrat, mori zgjidhje ligjore.
"Me këtë rregullore bëhet e mundur të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, që në total vetëm me detyrimet clirojnë një kapital, kontribuojnë me rreth 700-800 milionë euro. Ky është vetëm detyrimi i tyre fiskal i bllokuar për shkak të burokracisë. Po të kemi parasysh efektin kolateral të tyre, leverdia është 10 herë më e madhe", tha kryeministri Sali Berisha.
Në kuadrin e Shqipërisë Dixhitale, Berisha paralajmëroi një tjetër nismë për nëpunësit e administratës publike. Sipas tij, të gjithë punonjësit shtetëror duhet të jenë të pajisur me certifikatën e përdorimit të programeve kompjuterike. Për ata që nuk e disponojnë këtë certifikatë, Berisha theksoi se duhet të bëhen kurse.
"Cdo punonjës i zyrave të shtetit duhet të ketë certifikatën e përdorimit të programeve të kompjuterit. Kjo cfarë do të thotë? Do të thotë të organizojnë kurse", vijoi Berisha. Janë gjithsej 125 projekte shtetërore për Shqipërinë dixhitale të cilat sipas Berishës duhet të përfundojnë brenda vitit 2012. Po kështu Berisha foli edhe për një nismë tjetër të qeverisë për të përgatitur kuadrin ligjor për sistemin e telefonise 4G.
Erjon Ajazi