E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e bllokuar Kacin Politika shkeli premtimin

Konflikti i gjatë i politikës shqiptare pritet të reflektohet në vlerësimet e Brukselit për Shqipërinë. Ky është mesazhi që përcjell një javë përpara publikimit të raportit të KE, zv.kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Jelko Kacin.  Brukseli zyrtar i bën thirrje klasës politike të tregohet serioze dhe realiste në prioritetet strategjike që janë çelsi kryesor për integrimin e Shqipërisë. 

"Ky raport do të jepet më 12 tetor dhe ai do na paraqesë progresin ose joprogresin e Shqipërisë. Fatkeqësisht, në rastin e Shqipërisë, vendi është bllokur për një periudhë të gjatë nga konflikti i shumicës me opozitën. Të dyja palët, pozita dhe opozita mund të premtojnë se integrimi në BE është `alfa` dhe `omega`, por kur ne vëzhgojmë praktikat politike të perditëshme, vëmë re se ato jane komplet të ndryshme nga premtimet. Nuk është e mjaftushme të deklarosh diçka. Ju keni nevojë ta zhvilloni dhe ta zbatoni atë, jo vetëm njëherë, por në vazhdimësi", tha Jelko Kacin, Zv/kryetar i Delegacionit te PE per Evropën Juglindore.

Lidhur me përgjigjen që pritet të marrë Shqipëria më 12 tetor, Zhelko Kacin thotë se politika shqiptare ndodhet përballë sfidës për të treguar veten. Sipas tij, klasa politike shqiptare duhet të krijojë besim tek qytetarët, por edhe tek faktori ndërkombëtar.

"Pas gjithe ketyre eksperiencave negative te ketyre viteve ne Shqipëri, unë besoj se politika shqiptare duhet ta tregojë veten. Kjo eshte sfida për politikanët. Ndoshta mund të duhet ende një vit ose dy për treguar imazh tjetër, për të prezantuar veten përsëri në atë nivel, që ne t’i besojmë atyre deklaratave dhe premtimeve që bëjnë politikanët. Tani për tani, unë mendoj se ekziston një dallim i madh midis fjalëve dhe realitetit", vijoi Kacin.

Janë gjithsej 52 rekomandime për të plotësuar nga klasa politike shqiptare. Rikthimi i opozitës në parlament, u vlerësua nga ndërkombëtarët, por vota e munguar e tyre në Kuvend duket se nuk sjell ndonjë shpresë për korrektim të Raportit në minutat e fundit.

Gjovalin Kola

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›