Tregtia on line si strategji e rritjes
Dyfishim të volumit të ekonomisë dhe shitjeve “on line” në Europë brenda vitit 2015. Është ky objektivi i planit të aksionit të KE-së, një iniciativë e ndërmarrë nga tre komisionerët e BE, ai i agjendës dixhitale, i tregut të brendshëm dhe ai i konsumatorëve. Në këtë program përfshihen gjashtë veprime të parashikuara nga qeverisja e euros; një përmirësim i lehtësimit të futjes për konsumatorët në produktet dhe shërbimet "on line", përfshirë edhe muzikën dhe filmat; mënyra më të thjeshta për blerjen dhe pagesat e produkteve dhe shërbimeve përmes ëebit; një sistem të dërgesave më të shpejta; më shumë transparencë nga operatorët dhe cmimet e publikuara në internet; rrjet më të shpejt interneti dhe navigim më të lehtë për më shumë qytetarë si dhe informacion më të plotë dhe mbrojtje ndaj abuzimeve. Plani i ri i Komisionit Europian synon kompletimin e ligjeve ekzistuese mbi tregtinë “on line” për të garantuar një ambjent më të favorshëm për rritjen e një sektori që mund të kontribuojë fuqimisht në rritjen dhe krijimin e vendeve të punës. Veprimet për dyfishim të volumeve të ekonomisë “on line” bëjnë pjesë në një paketë e cila përfshinë edhe krijimin e një zone unike të pagesave europiane, për të garantuar një ambjent të integruar ku pagesat “on line” të bëhen në mënyrë të thjeshtë dhe të integruar. Një ndërhyrje më të fortë për mbrojtjen e konsumatorëve për një kontroll të rreptë ndaj abuzimeve që qarkullojnë në web. Komisioni Europian është i bindur se tregtia ndërkufitare “on line” është një fuqi e madhe e rritjes që ende nuk është shfrytëzuar. Për t’i bërë më të sigurta blerjet në internet për konsumatorët, Brukseli po negocion me Këshillin dhe Parlamentin Europian një projektligj që propozon të drejtën e një zgjedhje informuese për konsumatorin, rregullat për dërgesat apo edhe rregullat nëse konsumatori vendos ta kthejë mallin brenda 14 ditëve nga blerja dhe për rimbursimin. Nëse konsumatori bën blerje mbi 40 euro, tregtari duhet t’i paguaj shumën e dërgimit.